E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat grabisin 14.5 milione leke dhe qellojne me mjete te forta kambistin

Lushnje- Persona te maskuar dhe te armatosur i kane vjedhur 14 milione e 650 mije leke, nje kampisti ne banese. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne fshatin Cerme Sektor, rreth 20 km larg qendres se Lushnjes. Burime nga policia bene me dije se grabitesit, jo vetem qe kane realizuar grabitjen, por kane goditur me mjete te forta ne koke dhe ne trup kambistin, pronarin e baneses, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten. Sipas burimeve nga Policia e Qarkut Fier, ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:30 minuta, te mengjesit te djeshem. Persona ende te pa identifikuar prej policise, fillimisht kane shqyer porten e baneses se shtetasit Gani M., edhe me pas kane hyre ne dhomen e gjumit ne te cilen ndodheshin te hollat. Sipas burimeve nga policia, autoret fillimisht kane qelluar me mjete te forta ne koke dhe ne trup pronarin e baneses Gani M., i cili ka qene duke fjetur. Me pas mesohet se autoret kane marre shumen e lekeve qe ndodhej ne nje cante beli, tek koka e divanit, ku edhe ishte duke fjetur i pronari i baneses. Pas rrembimit te shumes prej 14 milione e 650 mije lekesh, grabitesit jane larguar nga banesa, duke lene te plagosur pronarin. Ky i fundit mesohet se ka lajmeroje policine, e cila ka arritur ne vendngjarje. Gani M. eshte derguar menjehere per ne spital, ku ka marre ndihmen mjekesore, si dhe ndodhet nen ruajtjen policore. Policia shtoi se dy dite me pare Gani M, kishte shkuar ne Lushnje, pasi punon si kambist ne tregun e zi te valutes. Mesohet se ai ka pasur me vete 10 mije euro, qe i kish konvertuar ne leke shqiptare. Policia hedh dyshime se ai mund te jete ndjekur nga ndonje person qe e ka pare, kur i ka thyer leket deri ne momentin qe ka arritur ne banesen e tij, ne fshatin Cerme Sektor. Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›