E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët në Itali, ja procedurat për legalizimin e dokumenteve

Autori i Lajmit: red.
Ambasada italiane u kujton të gjithë studentëve të regjistruar apo në fazë regjistrimi pranë universiteteve italiane se studentët e huaj që nuk i përkasin Bashkimit Evropian mund të kenë akses, njëlloj si studentët italianë, në shërbime dhe përfitime për të drejtën e studimit (si bursa studimi, përjashtim të plotë apo të pjesshëm nga pagesa e taksave dhe kontributeve universitare, etj.). Studentët e regjistruar apo në fazë regjistrimi pranë universiteteve italiane, që duan të legalizojnë dokumentet për të fituar bursa studimi apo përjashtime nga taksat dhe kontributet universitare, mund të paraqesin, si zakonisht, pranë agjencisë më të afërt të korrierit të Union Ekspresit (Union Net – Uestern Union) dokumentacionin për t u legalizuar. Agjencia do të përcjellë dokumentacionin në ambasadë dhe do t ia kthejë të interesuarit, pasi të jetë legalizuar. Ambasada italiane thekson se nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në ambasadë. Ajo kujton se për studentët e regjistruar është e detyrueshme t u bashkëngjisin dokumenteve për legalizim vërtetimin e regjistrimit në universitet për vitin akademik 2008-2009. Për të gjithë studentët me banim në Tiranë shërbimi kushton 250 lekë, për pjesën tjetër të juridiksionit konsullor tarifa është 400 lekë. Për të njohur zyrën e Union Ekspres më të afërt me banesën ku jetoni, mund të kontaktoni në numrat e telefonit 04 2242813 dhe 04 2263407. Pasi të mbërrijnë në Itali, studentët mund të paraqesin dokumentacionin e legalizuar në Zyrat kompetente të universitetit italian pranë të cilit janë regjistruar, për të përfituar nga shërbimet dhe ndërhyrjet për të drejtat e studimit (si bursa studimi, përjashtim të plotë apo të pjesshëm nga pagesa e taksave dhe kontributeve universitare, etj.). Lajmërimet dhe skadencat janë publikuar në faqen internet të Ministrisë së Arsimit, Universitetit dhe Kërkimit (ëëë.miur.it në seksionin “studentët dhe e drejta e studimit”) dhe në faqet e çdo universiteti.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›