Zjarr i fuqishëm në autostradë, digjet firma Ardeno
Tirane-Një zjarr tjetër ka rënë sot në autostradë. Është shkatërruar totalisht ndertesa 3-katëshe e firmës Ardeno, e cila prodhonte dhe tregtonte mobilje. Flakët e mëdha dogjën linjën e prodhimit dhe disa mijëra lëndë drusore, me një dëm të madh financiar për këtë firmë.
Zjarri ra rreth orës 03.00 të mëngjesit dhe ka kanosur gjithë zonën. Pranë Ardeno ka shtëpi të banuara dhe dhjetra biznese të tjera dhe për më tepër dy pika karburanti.
Aktualisht forcat zjarrëfikëse kanë vënë nën kontroll situatën, thuajse është shuar zjarri përpos disa flakëve të vogla. Sipas drejtorit të zjarrëfikëse është e rëndësishme që nuk janë përhapur flakët pasi shumë pranë firmës Ardeno ishin dy karubrante. "Kanë qenë orë makthi deri në shuarjen e flakëve pasi mund të rrezikonte të shpërthente gjithë zona për shkak të sasisë së madhe të gazit që gjendej në pikën e karburanit Sofi Gaz shumë pranë ndërtesës që u dogj", tha drejtori Dilaver Laci.
Mësohet se nu ka asnjë viktimë nga zjarri në këtë magazinë e cila është totalisht e djegur tashmë. Në momentin që ka rënë zjarri në punë kanë qenë vetëm rojet të cilët i kanë shpëtuar flakëve.
Dy ditë më parë 2 kilometra larg nga kjo firmë ra një zjarr tjetër. Ai përshiu firmën Henri shpk po në autostradë e cila prodhonte dhe tregtonte materiale hidrosanitare.