E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i dënuari me 20 vjet burg për vrasje

TIRANE- Ektradohet nga Italia i dënuari me 20 vjet burg nga drejtësia shqiptare. 31 vjecari Martin Begaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, e ka dënuar atë me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale te “Vrasjes me paramendim“ dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Mësohet se Begaj është dënuar për vrasjen e vëllait të Lul Cakës, në shenjë hakmarrje ndaj këtij të fundit që kishte vrarë kohë më parë vëllain e Martin Begajt. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1999 në fshatin Samaticë të Beratit.

Martin Begaj ka qenë anëtar i bandës së Karbunarës së Lushnjes dhe pjesëtar i bandës së Beratit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Martin Begaj.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›