PS e aleatet: Nga neser protesta deri ne hapjen e kutive
TIRANE- Partia Socialiste mbledh aleatët për të marrë mbështetjen si dhe për të hartuar planin e protestës që do të nisë nesër pasdite në sheshin Skënderbej kundër qeverisjes dhe transparencës së plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit nëpërmjet hapjes së kutive.
Në takimin gati 60 minuta ishin të pranishëm kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, Erion Veliaj i G99 si dhe përfaqësues të grupimit të qendrës, Spartak Ngjela e Prec Zogaj .
“Nesër nis protesta e madhe. Rritja e kostos së jetesës i ka rrënjët në kutitë e mbyllura. Protesta nuk do ndalet por do të kërkojë rikthimin e një të drejtë qe nuk mund të shitet as falet që është ajo për të votuar lirisht dhe për ta parë atë.”- deklaroi Rama pas takimit.
“Protestat do të jenë pa mbarim” deklaroi Spartak Ngjela duke shtuar se protestuesit do të qëndrojnë në shesh dhe mesditën e 1 majit që kryeministri Berisha ka planifikuar një miting festiv.
“Berisha bashkohet me Korenë e Veriut, Vjetnamin, Kinën e Veriut e Kubën të cilët festojnë 1 majin. Protesta jonë do përfundojë kur qeveria të dorëzojë bahtacillëkun që ka bërë me zgjedhjet. Kush është me të ardhmen do vijë në shesh. Kush është me të kaluarën të festojë”- tha Ngjela.
(s.g/BalkanWeb)