Në Kinë plagosen me thikë 28 fëmijë
Një burrë i armatosur me thikë ka plagosur 28 fëmijë dhe tre të rritur në një kopsht fëmijësh në lindje të Kinës, i treti sulm i këtij lloji brenda muajit.
Një zyrtar thotë se 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë në spital.
Shumica e të plagosurve janë fëmijë të moshës katër vjeçare, shokë të një klase.
"Të plagosurit u sollën këtu njëri pas tjetrit," një zyrtar i spitalit të qytetit të Taixing-ut i tha agjensisë AP.
"Doktorët po bëjnë ç'eshtë e mundur ti shpëtojnë."
Të mërkuren një mësues që ish larguar nga puna me leje pasi ishte i sëmurë me probleme të shendetit mendor plagosi me thikë 16 fëmijë dhe një punonjës të një shkolle në provincën e Guandongut.
Po atë ditë një tjetër burrë u ekzekutua për vrasjen e tetë fëmijëve muajin e kaluar, në një shkollë fillore në provincën Fujianit.
Ai tha se ishte i mërzitur sepse e kishte lënë e dashura. /bbc/