Afrika Qendrore vendi i 77 qe njeh pavaresine e Kosoves

Afrika Qendrore është vendi i 77 që ka njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Kjo njohje vjen një vite pas legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli me të konfirmuar lajmi për njohjen Kosovës nga ky shtet tha se lobimi duhet realizuar ne vendet e origjinës dhe jo përmes diplomacisë në vendet e tjera. Sipas tij njohje të tjera do të vijnë gjatë javëve në vijim.
”Kjo është njohja e parë e që vjen pas një lobimi të fuqishëm që e ka bë diplomacia e qeverisë së Kosovës ,njohje tjera priten këto ditë”-tha ai.
Pacolli tha se kjo njohje është meritë e të gjitha tyre që kanë punuar në këtë drejtim.
“Kjo është meritë e qeverisë së Kosovës, unë jam pjesë e qeverisë, kjo është gjithashtu edhe meritë e diplomacisë së Kosovës ,që është jashtëzakonisht mirë e koordinuar”-theksoi Pacolli.
Afrika Qendrore është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka 4.4 milion banorë dhe rreth 620 mijë metra katrore.
Sala Mustafa