Paralajmerimi i UNESCO-s Gjirokastra dhe Berati ne rrezik

Dy pasuritë botërore të Unesco, Gjirokastra dhe Berati, mund të hyjnë në listën e qyteteve në rrezik. Paralajmërimi ka ardhur nga komiteti i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe i është dërguar Ministrisë së Kulturës edhe Institutit të Monumenteve.
Në vendimin me numër 35 COM, të marë më 7 korrik në Paris, ky komitet “Shpreh shqetësimin e tij të madh në lidhje me mungesën e kontrollit të ndërtimeve pa leje dhe keqardhjen për mungesën e një plani afatgjatë për të korrigjuar shkeljet dhe” dëmet që kanë ndodhur tashmë”,
I vënë në dijeni për këtë raport kreu i monumenteve Apollon Baçe, pranon se Gjirokastra, e më pak Berati kanë ende shumë probleme, por një pjesë e tyre mbeten të pazgjidhura si pasojë e indiferencës së kryetarëve të Bashkive.
“Në listën e trashëgimisë me rëndësi futen monumente të cilat u vihet njëfarë pikëpyetje. Gjirokastra do të thoja se vazhdon të mbetet një qytet i rrezikuar. Pushteti lokal është mjaft pasiv. Në lidhje me këto dëmtimet. Ka sende të tjera të cilat nuk lidhen me institutin tonë, përshembull të themi hidrantët e ujit. Nuk e di se sib ëhet rrjeti i tyre dhe së dyti ku do t’i gjej unë si institucion fondet për to. Duhet të pregatitet plani i manaxhimit të turizmit. Plani nuk varet nga unë. Dhe kjo varet nga drejtoria e trashëgimisë”-tha Baçe.
Një tjetër shqetësim i komitetit të UNESCO është “Mungesa e përparimit për të prezantuar një program të ndërhyrjeve arkeologjike që kanë të bëjnë me zabtimin e proceseve të rëndësishme të restaurimit si dhe mungesën e një plani për mbrojtjen nga nga zjarri në këto qytete.”
Në raport komiteti i “kërkon shtetit shqiptar për të vënë urgjentisht në vend një plan veprimi, për të adresuar shkeljet aktuale dhe për të parandaluar çdo shkelje të mëtejshme”, por theksohet rëndësia e raportimit në strukturat e posaçme të UNESCO për nivelin e çdo ndërhyrjeje restauruese.
“Në rast se nuk do gjendet ai destinimi i këtyre monumenteve ne akoma nuk do të jemi në rregull. Duhet të zgjidhet problemi në parim se kemi ndërtime në të cilat është ndërhyrë, shtëpia ka ngelur e pabanuar pa ndonjë funksion dhe është një keqpërdorim i këtij qyteti”-theksoi ai.
Që nga viti 2006 kur Gjirokastra është bërë pjesë e listës së trashëgimisë Botërore të UNESCO, sfidat me cilat po përballet nuk janë të pakta.