E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet në Itali, ekzekutoi të shoqin në ‘97



Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana realizoi dje ekstradimin e Lena Gjonit, nga Lezha. 51-vjeçarja akuzohet për veprën penale të vrasjes me paramendim. Gjoni ishte arrestuar muaj më parë nga policia e Milanos. Ndaj Gjonit Gjykata e Rrethit Lezhë në vitin 2007 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të vrasjes me paramendim. Ngjarja për të cilën akuzohet 51-vjeçarja ka ndodhur në Lezhë, ku më 11 qershor 1997, në shtratin e lumit Mat në fshatin Shënkoll është gjetur kufoma e shtetasit Marash Gjoni, i cili ishte qëlluar me armë zjarri.
Pasi është bërë dokumentimi ligjor i ngjarjes nga policia, ka rezultuar që autore e dyshuar e këtij krimi është shtetësia Lena Gjoni. Në sajë të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore Italiane është bërë i mundur arrestimi i kësaj shtetaseje në Itali në muajin prill të vitit 2008. Në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas Gjoni i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

4 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›