Ekstradohet në SHBA i shumëkërkuari Hektor Kelmendi
TIRANE – Interpol Tirana ekstradoi ditën e sotme, rreth orës 04.30, drejt SHBA-së, të shumëkërkuarin Hektor Kelmendi, 53 vjeç, lindur në Pejë dhe i pajisur me pasaportë serbe.
Shtetasi Hektor Kelmendi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washington, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për kryerjen e krimeve të rënda, si organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje, si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore.
Një gjykatë në New York ka lëshuar një udhërarresti për 53-vjeçarin, për këto vepra penale mbështetur në Kodin Penal Amerikan: “Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin amerikan me pasojë vdekje” një herë, “Nxitjen ndaj një të huaji për të hyrë në territorin amerikan duke shkaktuar dëmtime të rënda trupore dhe vënien në rrezik të jetës”, 3 herë, “Kontrabandë të huajsh”, 13 herë, “Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin amerikan”, 10 herë, “Konspiracion për të sjellë të huaj në territorin amerikan”, një herë.
Hektor Kelmendi u arrestua në 4 tetor 2011 në pikën e kalimit kufitar Morinë, me qëllim ekstradimi drejt SHBA-së.
(er.nu/BalkanWeb)