E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e do anëtarësimin në Bashkimin Europian

Share

Wikileaks ka nisur të publikojë disa e-maile të kompanisë së inteligjencës globale, Stratfor, një CIA- hije. Në njërin prej tyre thuhet se kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, nuk e do anëtarësimin në BE. Sipas dokumentit, Gruevski po e përdor konfliktin me Greqinë për të zvarritur reformat e nevojshme.

Është e qartë se liderë të modelit Gruevski e Berisha nuk e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ndërsa i pari përdor konfliktin me Greqinë për të mos bërë reforma, i dyti ka shpikur opozitën si armik që pengon reformat. Edhe sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së deklaroi se është ajo që po pengon marrjen e statusit për në BE.

Por ajo që të bie në sy është kjo fjali e përdorur prej tij edhe pas samitit të PPE: Unë mendoj se kam qenë gjithnjë një intelokutor i besueshëm dhe transparent me miqtë e mi. Unë e kam theksuar dhe e theksoj; nuk mund ti kërkoj kërkujt që të mbështesë statusin për Shqipërinë, në një kohë kur partia kryesore opozitare, në një rast unik në Evropë, nuk voton reformat.

I kompleksuar nga ideja se nuk e pranojnë në Europë, u thotë shqiptarëve se ai është një njeri i besueshëm dhe transparent në Perëndim. Së dyti, i quan miqtë e tij (jo të Shqipërisë), kolegët dhe partnerët e tij. Së treti, tregon se ai ka fuqinë të kërkojë dhe ndoshta të realizojë marrjen e statusit, por nuk e bën këtë, d.m.th nuk u bie në qafë miqve të tij pasi në këtë vend ka një opozitë që të merr erzin. E ku ka më keq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›