Ekstradohet nga Greqia një grabitës
TIRANË- Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi dje pasdite nga Athina (Greqi), shtetasin Nikolin Samara, 23 vjeç, lindur në Korçë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë.
Zëdhënësja e Policisë së Shtetit bëri të ditur se shtetasi Nikolin Samara akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, më datë 8 mars 2010, ka kryer vjedhje me dhunë në ambientet e një lokali në Korçë.
Mësohet se Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr. 27, datë 13 prill 2010, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", për kryerjen e veprës penale të "vjedhjes me dhunë, të kryer në bashkëpunim".
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, më datën 7 janar 2011, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Nikolin Samara.
(d.b/BalkanWeb)