E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, Gjykata e Lartë: Gardisti i lirë prokuroria s'ka prova

TIRANE-Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e prokurorisë për të rikthyer në burg gardistin Gazmend Ahmetaj. Së bashku me dy gardistë të tjerë, po hetohet në liri si i dyshuar për vrasjet e katër demonstruesve më 21 janar, përballë godinës së Kryeministrisë.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe të rrëzojë kërkesën e prokurorisë për mungesë provash. Efektivi i Gardës së Republikës, u cilësua nga prokuroria si një nga pjesëtarët e “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan me armë në demonstratën e 21 janarit. Gjykata e Shkallës së Parë caktoi më 7 shkurt të këtij viti masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30-ditor. Gardistët ankimuan vendimin dhe më 2 mars garditës u liruan nga qelitë. Për shkak të mangësisë në provat që faktonin përfshirjen e tyre në vrasjet, apo plagosjet e ndodhura gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, Gjykata e Apelit caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. I vetmi i mbetur në burg është gardisti Agim Llupo, i cili akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit përpara godinës së kryeministrise. Gjatë protestës humbën jetën dhe Hekuran Deda, Aleks Nika Faik Myrtaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›