Postzgjedhjet, Topi takoi Arvizu, Sequi e Wollfarth
TIRANE-Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe 3 ambasadorët e akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu i SHBA-se, Eugen Wollfarth i OSBE-se, dhe Ettore Sequi i BE-se janë takuar sot për të diskutuar në lidhje me situatën postzgjedhore.
Takimi nisi orën 10. 30 minuta në presidencë dhe përfundoi rreth orës 11:05 minuta. Ambasadorët nuk dhanë asnjë prononcim për shtyp, ndërsa pritet një deklaratë e kreut të shtetit shqiptar për të sqaruar detaje nga takimi.
Takimi zhvillohet në një kohë kur procesi zgjedhor është në fazën e ankimimit të Kolegjit Zgjedhor dhe PS kundërshton rezultatin e KQZ, i cili shpalli fitues kandidatin e "Aleancës për qytetarin" Lulzim Basha, pasi numëroi fletët e hedhura në kutitë e gabuara.
(d.b/BalkanWeb)