E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, mbytet turistja çeke

Një turiste çeke humbi jetën në kanionin e lumit Vjosë, ndërsa po voziste së bashku me 7 miqtë e saj me varka në rrjedhën e këtij lumi.
 

Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se 34-vjeçarja Mikaela Jonukova ka gjetur vdekjen pasi varka të cilën ajo voziste është përplasur në një shkëmb.
 

Mësohet se 34-vjeçarja ka mbetur poshtë rrjedhës së ujit dhe vetëm pas dhjetë minutash është bërë e mundur nxjerja e trupit të pajetë nga vetë miqtë e saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›