Ekstradohet nga Athina Armando Pepa grabiti me arme ne 2005-n
Prej gjashte vjetesh i shpallur ne kerkim nderkombetar per nje vjedhje te armatosur ne bashkepunim Armando Pepa 33 vjec nga Bilishti Korce eshte ekstraduar mbremjen e se merkures pas arrestimit te tij ne Athine Greqi. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena zyrtare te Policise se Shtetit sipas te cilave Pepa ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi gjykata e rrethit Lushnje me nje vendim te saj nr. 129 me 7 gusht te vitit 2005 e ka denuar me 8 vjet burg per kryerjen e vepres penale Vjedhje me dhune e kryer ne bashkepunim. Sipas te dhenave te policise ngjarja per te cilen i ekstraduari Armando Pepa eshte deklaruar fajtor ka ndodhur me 26 shkurt te vitit 2005 ne fshatin Gorishtaj Lushnje ku ky shtetas ne bashkepunim dhe me shtetas te tjere te armatosur dhe me maska kane hyre ne nje banese duke vjedhur leket qe i demtuari kishte siguruar nga biznesi i tij sera. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Athinen me 17 shkurt te vitit 2009 ne Larisa Greqi eshte bere i mundur arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i te kerkuarit Armando Pepa. Ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas ky shtetas u eshte dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.