E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje me thika mes te rinjve dy te plagosur ne spital

Dy persona kane mbetur te plagosur si pasoje e nje konflikti mes te rinjsh qe ka degjeneruar deri ne perdorimin e thikes. Nderkohe policia ka bere te mundur identifikimin dhe arrestimin brenda nje kohe te shkurter te autorit te ngjarjes. Lajmi eshte bere i ditur dje nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se Fierit Valbona Meco sipas se ciles rreth ores 1400 te dites se djeshme sherbimi i Spitalit Rajonal te Fierit ka njoftuar policine se prane ambienteve te ketij spitali kane mberritur dy shtetas te plagosur. Me marrjen e ketij njoftimi sherbimet e Hetimit dhe Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise Fier shkuan menjehere prane ambienteve te ketij spitali dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth ores 1330 ne Patos ne vendin e quajtur 6-kateshi pas nje konflikti per motive te dobeta O. S. 16 vjec dhe Orges Lutaj 19 vjec kane plagosur me mjete mprehese thike 20-vjecarin Endri B. Si pasoje e ketij konflikti kane mbetur te demtuar O. S. 16 vjec dhe Endri B. 20 vjecte cilet po marrin ndihmen e pare mjekesore dhe aktualisht gjendja e tyre shendetesore eshte jashte rrezikut per jeten. Meco sqaroi gjithashtu se ne vijim te veprimeve hetimore policia beri te mundur kapjen dhe shoqerimin e autorit tjeter te dyshuar te kesaj ngjarje shtetasin Orges Lutaj19 vjec. Nderkohe nga sherbimet policore vazhdojne hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave dhe shkaqeve te kesaj ngjarjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›