Ekstradohet nga Athina i kërkuari për vrasje

Shtetasi Nazmi Molla, lindur në Zall-Gjoçaj, Mat, u ekstradua nga shtetit grek për të kryer dënimin në vendin tonë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendim të datës 10 qershor 2006, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, në ngarkim të tij, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim“ e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake“.
Shtetasi Nazmi Molla, në bashkëpunim me shtetasit Behar dhe Vladimir Molla, me datë 25 gusht të vitit 2004, si pasojë e një konflikti të mëparshëm, lidhur me zonat e shfrytëzimit të lëndëve drusore, kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasin Gëzim Molla.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 10 gusht 2010, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i këtij shtetasi. Në aeroportin e Rinasit, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/
2012-06-23 09:26