E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e ringrita fermën e kuajve të rrallë

Arjan Rugji duke folur për gazetën Panorama FOTO: VLASOV SULAJ

Arjan Rugji: Ju rrëfej aventurën me Gjakpastrin arab

Çudia shqiptare që zbulojnë të huajt.

Paulo Foresti mori kalin e  Dumes

Të pathënat e tregut të zi të kuajve të rrallë në fillim të viteve 90

Shqipëria është nga vendet e pakta që posedon kuaj të racës Gjakpastër arab. Ajo që nuk ka rënë në sy për opinionin vendës, nuk i ka shpëtuar medias perëndimore.
Raportet nga terreni për ekzistencën e tyre kanë tërhequr interesin e specialistëve, por jo vetëm. Arian Rugji, pronari i fermës së vetme të kuajve të rrallë, nuk e fsheh kënaqësinë nga të tilla konstatime, pavarësisht pasaktësive që gjen në to. Për të historia e çudisë shqiptare me kuajt e famshëm, zbuluar rishtas nga të huajt, është shumë më e hershme nga ajo e strehës që ai ka ngritur për ta vitet e fundit në Pezë. Madje, më e hershme nga koha që i referohen mysafirët perëndimorë, shprehet 55-vjeçari Rugji, duke kujtuar kontaktin e këtyre të fundit me Gjakpastrin arab pas rrëzimit të diktaturës. Sidoqoftë, shpjegon për Panorama pronari i fermës së Pezës, mbijetesa e kafshës së rrallë te ne është e lidhur me përkushtimin e mjaft specialistëve që kanë sfiduar barriera të ndryshme, duke filluar nga ato politike e deri te shpërthimet vandale të mesit të viteve 90. Në vitin 1975, fill pas dënimit të Petrit Dumes dhe gjeneralëve të tjerë, kujton Rugji, ferma u godit nga shpërthimi i parë, ku me një urdhër politik kuajt u shfarosën në zonat më të skajshme. Pastaj, shton ai, u rigrupuan në Stacionin Zooteknik të Shkodrës, por vetëm përkohësisht. Kaosi i fillimviteve 90, përfshiu vrullshëm edhe tufën e tyre, duke e kërcënuar me zhdukje totale. Ka qenë ky momenti kur Rugji ka ndërmarrë aventurën për të bërë çështë e mundur që të sigurojë trashëgiminë e Gjakpastrit arab. Mënyra si e ka realizuar është pjesa më interesante e rrëfimit të tij

Pamje nga ferma e kuajve gjakpaster arab ne peze. FOTO: VLASOV SULAJ

Zoti Arian, ju keni ringritur Lazeretin, fermën e famshme të kuajve të Petrit Dumes. Është ruajtur raca e tyre dhe a mund të themi se posedojmë kalin e rrallë të njohur si Gjakpastri arab?
Më së pari duhet sqaruar si u venit ferma e famshme e Lazeretit, e njohur si Tverskaja Konji Zavod e Shqipërisë. Duhet zbardhur pra kalvari i shkatërrimeve barbare ndaj kësaj race të rrallë të kuajve Gjakpastër arab, për të cilën kanë investuar shumë vendet më të fuqishme të globit. Është një histori vërtetë tragjike, çuditërisht e panjohur nga opinioni dhe e neglizhuar nga specialistët dhe zyrtarët e fushës. Tragjike dhe paradoksale njëherësh. E veçoj këtë të fundit, kur kam parasysh faktorin politik që shkatërroi fermën e famshme
E keni fjalën për mbylljen e fermës pas arrestimit të Petrit Dumes
Sigurisht për atë, prej nga nisi kalvari, por jo vetëm. Shkurt,  do të thosha se kuajt e racës së rrallë, në një farë mënyre, u bënë viktima të luftës së klasave. Paradoksale kjo, por mjerisht e vërtetë. Fillimisht, furtuna përfshiu fermën e Lazeretit, fill pas kryqëzimit të gjeneralit të njohur, me të cilin ishte lidhur ekzistenca e saj. Ndodhi kjo në vitin 1975, kur me një urdhër të çuditshëm kuajt u transferuan brenda ditës dhe përfunduan në Spitall të Durrësit. 400 syresh iu bashkëngjitën fermës së lopëve të ndërmarrjes bujqësore Rinia. Aty as bëhej fjalë për kushte normale. Qysh muajt e parë, trajtimi mizerabël shkaktoi dëme të jashtëzakonshme. Vetëm në pak muaj, ferma u përgjysmua në numër. Në vitin 1976 u shua Naklloni, kali i rrallë që njihej si kali i Petrit Dumes. Pas tij, me dhjetëra të tjerë. Pas një viti situata u bë tejet kritike, aq sa po të mos ndërhynte Ministria e Bujqësisë, nuk do të kishte mbijetuar asnjë syresh.
Si u operua për të shpëtuar tufën e kuajve të rrallë?
Me presionin e një grupi të specialistëve të Ministrisë së Bujqësisë, të kryesuar nga Sali Metani, bërthama që kishte mbijetuar u transferua në Stacionin Zooteknik të Shkodrës.
Aty filloi një trajtim më i mirë i kuajve, por përsëri larg standardeve përkatëse. Së paku në momentet e para, se me kalimin e kohës, diçka u përmirësua. Megjithatë, për disa kohë riprodhimi u ndërpre, madje pati edhe degjenerim të racave, por u ruajt individualiteti i gjenit. E kjo nuk ishte pak përballë atij rrebeshi shfarosës
Në atë kohë është folur se në Shkodër mbarështoheshin kuaj të racës hungareze dhe jo Gjakpastër arab
Ideja për të humbur gjurmët e racës Gjakpastër arab kishte prapavijë politike. Së pari, për tiu larguar emrit të armikut Petrit Dume me të cilin identifikohej me të drejt ferma e kuajve të rrallë. Së dyti, për tiu fshehur gjurmimit agjenturor të KGB-së, që përpiqej të shfaroste praninë e tyre pas divorcit me Bashkimin Sovjetik.
Pra, për të fshehur gjurmët e kuajve arabë të ardhur nga Bashkimi Sovjetik, flitej për mbarështim të kuajve hungarezë…
E vërteta është se në vitin 1979, kur ishte tkurrur në maksimum tufa e Gjakpastërve arab dhe rrezikohej shuarja e saj, u porosit   në Hungari një hamshor me emrin Ghalion, po i racës Gjakpastër. Me këtë u realizua një riprodhim i suksesshëm, madje për disa vite me radhë. Me sa duket ky operacion dhe fakti që nuk dihej origjina e kuajve të tjerë që mbarështoheshin aty, ndikuan që Stacioni Zooteknik i Shkodrës të njihej ndryshe si qendra e riprodhimit të kuajve hungarezë.
Sa kohë vazhdoi riprodhimi i kuajve të racës së rrallë në Stacionin Zooteknik të Shkodrës?
Lindjet e fundit, siç i quajmë ne, i përkasin mesit të vitit 90. Prej andej gjithçka doli nga binarët dhe ferma, pas shkatërrimit të vjeshtës së vitit 75, u përfshi nga tragjedia e dytë, që ishte edhe më e tmerrshme. Kaosi që përjetoi shoqëria gjatë tjetërsimit të sistemit politik, ishte fatal për qendrën e riprodhimit të kuajve. Bashkë me shkatërrimin e Stacionit Zooteknik, një aset i jashtëzakonshëm ky i shkencës dhe ekonomisë shqiptare, u plaçkit e shkatërrua edhe ferma e tyre. Kuajt e rrallë u vunë në shënjestër të lloj-lloj vandalësh e matrapazësh që i morën përdhunshëm e i përdorën barbarisht pa ua ditur vlerat. Suita e dytë që u vërsul mbi ta ishte e një lloji tjetër. Një mori të huajsh nga vende fqinje dhe diplomatë të ardhur nga Tirana, vunë në veprim dollarët dhe mjaft syresh i pronësuan me një çmim të papërfillshëm. Të parët që i kishin rrëmbyer nxituan ti shisnin për të blerë vetura e për të bërë shtëpi.
Mbani mend ndonjë diplomat që u fut në këtë treg të zi dhe bleu kuaj Gjakpastër arab në Shkodër?
Ka pasur disa të tillë, por më i edhshmi në këtë treg ishte ambasadori i Italisë në vendin tonë, Paulo Foresti, i cili me ndërmjetësinë e sekretarit të parë të Ambasadës, atdhesoi matanë Adriatikut disa kuaj të tillë. U shfrytëzua kështu kjo çoroditje totale, për përfitime të pandershme
E keni parë vetë Paulo Forestin në tregun e zi në Shkodër, apo jua kanë thënë të tjerët?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›