Sezoni turistik, bashkëpunim Kosovë-Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, vuri në dukje rëndësinë e këtij memorandumi, duke e cilësuar atë si një dokument shumë të rëndësishëm bashkëpunimi ndërmjet policive të të dy vendeve lidhur me sigurinë rrugore.
“Tashmë është viti i tretë që ne aplikojmë një gjë të tillë, mendoj që ka pasur rezultat shumë të mirë vitet e kaluara, duke minimizuar numrin e aksidenteve me pasoja. Policia e Shtetit Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke filluar që sot implementojnë këtë shërbim për lëvizjen e lirë të qytetarëve, marrjen e masave në pikat e kontroll kalimit kufitar për t’i siguruar lehtësirat e nevojshme qytetarëve tanë të dy vendeve.
Vetëm për vitin e kaluar, në tre muajt qershor korrik gusht, në pikën e Morinës që lidhet me Kosovën kanë hyrë rreth 1 milion qytetarë për arsye turistike në vendin tonë.
Sigurisht që ne do ti përgjigjemi këtij fluksi të madh qytetarësh me shërbimin e shpejtë në kohën e duhur dhe të kulturuar. Jam i sigurt që kemi gjetur dhe do gjejmë të njëjtën gjuhë bashkëpunimi dhe nga kolegu im Z. Maxhuni.”, u shpreh Burgaj.
Ndërkohë edhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, e cilësoi shumë të rëndësishme arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit për menaxhimin e qarkullimit rrugor gjatë sezonit veror. “Kjo është një praktikë që me siguri do të jetë tradicionale, ku policitë e dy vendeve në aspektin operacional do të bashkëveprojnë së bashku në akset rrugore, kryesisht në territorin e shtetit shqiptar, gjatë periudhës verore, ku pritet që një fluks i madh i shtetasve kosovarë të kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar. Praktikat e dy viteve të kaluara kanë nxjerrë një përfundim që një modalitet i tillë rrit nivelin e sigurisë në qarkullimin rrugor dhe në anën tjetër ndihmon qytetarët kosovarë, që në komunikim të drejtpërdrejtë me Policinë e Kosovës të trajtojnë çështje që lidhen me sigurinë rrugore në akset rrugore të shtetit shqiptar”, theksoi Maxhuni.
Po ashtu z. Maxhuni evidentoi dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit që ekziston ndërmjet dy vendeve. “Deri në këtë fazë ne kemi arritur rezultate domethënëse pothuajse në të gjitha fushat e goditjes së krimit dhe mund të konsiderohemi që kemi një bashkëpunim që mund të jetë model dhe shembull për vendet e rajonit”, evidentoi kryepolici i Kosovës./Start/
2012-06-22 17:14