E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr i fuqishëm në një punishte druri

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-Kinostudios. Dy godina janë përfshirë nga zjarri, të cilat janë të vështira për t’u shuar për shkak se janë të ndërtuara prej druri.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku përpjekja më e madhe është që flakët të mbahen nën kontroll për të mos përfshirë banesat e tjera private që ndodhen në zonë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Po punohet për shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Dëmet janë të mëdha, ndërsa po shkatërrohet çdo gjë që ndodhet në punishte. /Start/

                                                                                             2012-06-23 10:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›