E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Belgjika kosovari i dënuar me 20 vite burg

Ky shtetas u ekstradua mbrëmjen e shkuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, më datë 11. 09. 2000, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burg për kryerjen e veprave penale të  “Vrasjes me dashje e mbetur ne tentativë”.

Shtetasi Shaban (Shaip) Zukaj është deklaruar fajtor pasi më datë 14. 04. 1999, ne fshatin Isniç të Komunes Deçan Kosovë, ka tentuar të vrasë një shtetas.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Belgjikë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/

                                                                                             2012-08-11 12:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›