Janinë, 6 të vdekur në aksident, mes tyre shqiptarë

Aksidenti i parë ndodhi kur një automjet me targa greke u përplas me një automjet me targa shqiptare, duke shkaktuar vdekjen e dy drejtuesve.
Katër të plagosurit u dërguan në gjendje të rëndë në spital, kur një pasagjere 12 vjeçe ndërroi jetë më pas. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Janinë-Artë, kur njëri nga automjetet ka parakaluar duke shkaktuar aksidentin e rëndë. Aksidenti i dytë ndodhi në aksin Janinë-Kozanë, ku janë përplasur dy automjete të tjera.
Për pasojë, humbi jetën drejtuesi i automjetit, një shqiptar 23-vjeçar, së bashku me një grua 50-vjeçare, po nga Shqipëria. Nga ngjarja humbi jetën edhe një vajzë 2-vjeçare, e cila ndodhej në automjetin tjetër. Policia e Janinës shkoi në vendin e ngjarjes ku nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidenteve tragjike. /Start/
2012-08-11 13:34