Has, një zjarr i fuqishëm rrezikon 7 banesa

Deri tani zjarri ka djegur dhjetëra hektarë me pyje e kullota. Banorët e zonës janë organizuar për shuarjen e flakëve të zjarrit, por deri tani nuk ia kanë arritur ta lokalizojnë atë, pasi vatra sa vjen e përhapet për shkak të erës qe nuk është ndalur gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë, komunitetit i mungojnë tërësisht mjetet e shërbimit zjarrfikës, ndërsa atje nuk mund të ndërhyhet me mjete të mekanizuara pasi mali është në një lartësi mbi 1500 metra mbi nivelin e detit. Ajo qe e rendon me tepër situatën është fakti se 7 shtëpi banimi rrezikojnë të digjen plotësisht pasi janë shumë pranë rrezes ku vatra e zjarrit është shfaqur. Gjatë natës së mbrëmshme tre familje me më shumë se 20 anëtarë kanë qenë seriozisht të rrezikuar pasi zjarri është afruar rreth 20 metra larg banesave të tyre.
Vatra e zjarrit nuk po rrezikon vetëm shtëpitë e banorëve, por edhe antenat e kompanive telefonike apo kanaleve televizive, pasi të gjitha antenat janë të vendosura ne piken me te larte për shpërndarjen e sinjaleve telefonike apo televizive. Gjatë natës së kaluar, ne Kukës janë shfaqur edhe dy vatra të tjera zjarresh, duke e çuar në 19 numrin e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin e qarkut të Kukësit, ku deri tani janë djegur më shumë se 170 hektarë me pyje. /Start/
2012-08-11 15:05