Reshje te dendura shiu ne qarkun e Elbasanit

Për shkak të një stuhie ere të menjëhershme dhe rreshjeve të shiut për rreth 30 minuta në segmentin Elbasan-Librazhd, pjesë e aksit kombëtar ka pasur rrëshqitje të gurëve dhe inerteve. Burime për “ABC News” thanë se pavarësisht situatës klimaterike rruga është e qarkullueshme. Drejtuesit e mjeteve në këtë aks këshillohen të jenë të kujdesshëm për të mos pasur aksidente dhe rrezik jete. Bëhet e ditur se nuk ka pasur asnjë problem deri tani, ndërsa autoritetet përkatëse të Policisë Rrugore apo të Drejtorisë së Mirëmbajtjes së rrugëve në qarkun e Elbasanit janë angazhuar për të pasur situatën nën kontroll.