E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: SHISH- i, institucion monokratik nën urdhrat e Berishës

Tiranë- Shkarkimi i Bahri Shaqirit nga kreu i SHISH- it dhe emërimi në vend të tij i i Visho Ajazi Likës është cilësuar nga deputeti socialist Pandeli Majko, si një mënyrë e kryeministrit Berisha për të mbajtur shtetin nën pushtetin e tij.

Gjatë një takimi të zhvilluar me të rinjtë e FRESH- it në ai u shpreh se që nga viti 2005 kreu i SHISH- it nuk ka ndryshuar, por veprimi sipas tij tregon se përveç pushtetit të kryeministrit nuk funksionon asnjë prej institucioneve.

Shërbimi Informativ Kombëtar ishte institucioni i fundit, drejtuesi i së cilit nuk ishte ndryshuar nga viti 2005. Me dekretimin e Presidentit të Republikës të ish-zëvendësit të Gazidedes, para vitit 1997, ne kemi një histori shtetërore që nga maja deri në fund është kthyer në një institucion monokratik, nën urdhrat e një njeriu. Realisht ne themi që kemi Republikë Parlamentare, që kemi President, Parlament, që kemi Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë, që kemi institucione të pavarura, por në terma konkretë për fat të keq ne duhet ti pohojmë vetes që ky vend është nën urdhrat e një njeriu,- tha Majko

Më tej ai ka përmendur vendimin e Berishës për të mbajtur një referendum për heqjen e imunitetit, duke thënë se një veprimi tillë duhet të kryhet edhe për importin e mbeturinave.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›