E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet grabitësi që vrau 37-vjeçaren

Nga ngjarja mbeti e plagosur edhe motra e tij Lumturie Gjana, teksa shoqëroheshin edhe nga famujt e tyre. Policia e kryeqytetit bën me dije se autori i vrasjes është një 20-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur për shkak të hetimeve intensive, por siç thuhet ka prova të forta se ai është autor i ngjarjes.

Mësohet se i riu kishte dalë nga burgu disa muaj më parë për një tjetër ngjarje të dhunshme. Mësohet se 20-vjeçari është shoqëruar menjëherë pas ngjarjes, por që është liruar, për t’u rikthyer sërish në qeli, ku po qëndron prej 72 orësh. Mësohet se shtetasi A.H, është nga Çekreza e Tiranës, për të cilin policia është e bindur se është autor i krimit të rëndë. Provat janë dhënë nga laboratori i kriminalistët, por nga ana tjetër, 20-vjeçari nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Ai ishte i skeduar edhe për disa ngjarje të tjera si vjedhje me dhunë apo mbajtje të armëve luftarake. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 7 gushtit në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, ku 37-vjeçarja e ardhur prej disa javësh nga Italia ku banonte prej vitesh, kishte dalë shëtitje me të motrën. Në përleshje e sipër, ajo humbi jetën. /Start/

                                                                                             2012-08-11 15:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›