Roma-Milan, asnjë vend bosh në "Olimpiko"
Verdhezinjtë e Klaudio Ranierit do të presin nesër në orën 20:45 Milanin, në një sfidë direkte për të përcaktuar kundërshtarin e vërtetë të Interit në luftën për titullin kampion në Serinë A. Prandaj mbështetësit e ekipit verdhekuq kanë shfrytëzuar mundësinë për t’i qëndruar pranë skuadrës në këtë ndeshje delikate përballë një kundërshtari direkt.
Të gjitha biletat janë shitur për sfidën e të shtunës dhe në “Olimpiko” do jenë të pranishëm 70 mijë tifozë. Takimi i fazës së parë në “San Siro” përfundoi me fitoren e kuqezinjve 2-1, me golin e fitores të shënuar nga Pato, i cili do të mungojë në përballjen e nesërme.