E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pasaportat, parakusht per vizat"

Shqiptaret mund te levizin lirisht, vetem nese vendi ploteson kushtet e kerkuara nga Bashkimi Evropian dhe realizon reformat. Ambasadori gjerman ne vendin tone, Bernd Borshhard, tha dje se kushti paraprak per levizjen e lire te shtetasve shqiptare, ne vendet "Shengen" eshte pajisja me pasaporta te sigurta biometrike, te standardeve evropiane. "Pasaportat e sigurta nga falsifikimi, eshte kushti paraprak per liberalizimin e vizave. Keto duhet te njihen nga shtetet e hapesires "Shengen". Procesi eshte ne vijim e siper dhe krahas saj, vendet e Bashkimit Evropian, kane rene dakord per nje harte te menyres se si do te procedohet per liberalizmin e vizave", u shpreh Borshhard. Por sipas tij, ky eshte vetem nje kusht, qe duhet te realizoje Shqiperia, ne menyre qe dhe qytetaret shqiptar te levizin lirisht. Sipas ambasadorit, kushte te tjera jane vijimi i luftes kunder korrupsionit si dhe sigurimi i kufijve. Pavaresisht premtimeve te vazhdueshme te lidereve te mazhorances, se vizat do te liberalizohen gjashte mujorin e pare te vitit te ardhshem, ambasadori gjerman u shpreh dje disi skeptik, per vete faktin se Shqiperia ka ende reforma per te realizuar. Te tjera reforma jane dhe lufta kunder trafikut te qenieve njerezore si dhe lendeve narkotike. Nga ana tjeter, Borshhard i sugjeroi gjithashtu qeverise shqiptare, qe te jete e matur ne aplikimin, ne kete moment, per statusin e vendit kandidat ne BE. Ndonese theksoi se nje vendim i tille i takon qeverise, si nje vend sovran, Borshhard sugjeroi qe hapa te tille, te mos ndermerren gjate kesaj periudhe. "Tashme ndodhemi ne qender te nje krize ekonomike, dhe eshte veshtire t'i informosh qytetaret evropiane, per hyrjen e anetareve te rinj. Pas kapercimit te krizes, do te ishte momenti me i mire", u shpreh ambasadori gjerman, duke u shprehur optimist per permiresimin e krizes globale ekonomike. Sipas Borshhard, tashme tregjet financiare, duket se po e rimarrin veten.

"Pajisuni me karta, vota largon qeverine"

Levizja Socialiste per Integrim, u beri dje thirrje te gjithe zgjedhesve te pajisen me karta identiteti, pasi vetem duke votuar, mund te rrezohet kjo qeveri e papergjegjshme. Nenkryetarja e LSI-se, Filloreta Kodra, tha dje se qytetaret duhet te aplikojne per te marre kartat e identitetit, me synim te votojne kunder kesaj qeverie te paafte dhe te korruptuar. Nga ana tjeter, ajo kritikoi ashper dhe Partine Socialiste, e cila sipas LSI, po tenton te shtyje zgjedhjet. "Me sa duket eshte pjese e taktikes se Partise Socialiste, per te shtyre me arsye te paarsyeshme, daten e zgjedhjeve. Asnje arsyetim nuk mund te qendroje lidhur me bllokimin qe po i behet jo thjesht KQZ-se, por procesit ne teresi", u shpreh Kodra. LSI do te dale ne keto zgjedhje, ne koalicion me Partine Socialiste e vertete '91.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›