E Shtunë, 31 Tetor 2026

CIA: Te ardhurat 6000 USD per fryme

Te ardhurat per fryme te shqiptareve sipas Sherbimit Inteligjent Amerikan (CIA) ne fund te 2008 kane arritur ne 6000 dollare. Nje vit me pare, ne fund te 2007 sipas te njejtit burim, te ardhurat per fryme te shqiptareve ishin 5500 dollare. Zhvillimet e fundit ekonomike jane rifreskuar nga CIA kete jave, duke dhene rezultate dhe shifra per ekonomine shqiptare shume te ndryshme, nga ato zyrtare te vendit tone. Pak kohe me pare Ministria e Financave publikon ne dokumentin afatmesem te buxhetit se, Prodhimi i Brendshem Bruto per fryme i shqiptareve ne fund te 2008 ka arritur ne 4200 USD. Nderkohe qe CIA per te njejten periudhe publikon se, PBB per fryme e shqiptareve eshte 1800 dollare me shume, se ajo qe deklaron Ministria e Financave. "Rritja ekonomike ne pese vitet e fundit kane qene mesatarisht 5 per qind, ndersa inflacioni ka qene i ulet" thuhet ne permbledhjen e CIA-s per ekonomine shqiptare. Sipas institucionit ne fjale qeveria ka marre masa, qe ka ulur kurben e krimit dhe se fundi ka adoptuar nje reforme fiskale, e cila ka reduktuar ekonomine e zeze dhe ka nxitur investimet e huaja. Sipas CIA-s, ekonomia eshte furnizuar dukshem nga te ardhurat e emigranteve, te cilat zene rreth 15 per qind te GDP-se, te cilat kane ndihmuar gjithashtu ne frenimin e thellimit te deficit tregtar. CIA ve ne dukje se bujqesia qe puneson gati gjysmen e forcave te afta per pune mbetet ende pak e zhvilluar kryesisht nga problemet e pronesise se tokave. Ndersa furnizimi me energji, sipas CIA-s mbetet i varur nga prodhimi ne hidrocentrale, por interesi i investitoreve te huaj eshte shtuar per kete sektor. Ndertimi i termocentralit te Vlores do te ndihmoje ne diversifikimin e burimeve te prodhimit te energjise elektrike. CIA ne permbledhjen e saj thekson se, Shqiperia gjithashtu eshte duke permiresuar infrastrukturen rrugore dhe ate hekurudhore, qe te dyja se bashku kane nje barriere per investimet dhe rritjen ekonomike.

Te ardhurat per fryme sipas Financave, jane rritur me 867 USD

Te ardhurat per fryme gjate vitit 2008 pesuan nje rritje me gati 867 dollare per fryme. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave ne fund te vitit qe shkoi Prodhimi Brendshem Bruto per fryme arriti ne 4202 dollare per fryme nga 3153 dollare qe ishte ne fund te vitit qe shkoi. Ne fakt nje pjese e madhe e kesaj rritje vec rritjes reale te ekonomise i takon edhe kursit te kembimit. Pasi te ardhurat per fryme ne vendin tone raportohen ne leke ne dollare ndersa aktiviteti ekonomik matet me monedhen vendase lekun. Keshtu per shkak te dobesimit te USD, vitin qe shkoi PBB per fryme pesoi rritje gjate konvertimit, te rritjes ekonomike nga lek ne dollare. Deri ne vitin 2006, Shqiperia ka pasur ritme me te uleta te rritjes ekonomike ne krahasim me mesataren e vendeve te Evropes Juglindore (EJL), zone e cila shenoi nje rritje prej 6.8% ne vitin 2006, ne krahasim me rreth 5% qe ishte rritja ekonomike e Shqiperise. Por, situata ka ndryshuar disi pas ketij viti. Nderkohe qe parashikimet flasin per nje tendence pozitive gjate viteve ne vazhdim. Mirepo per shkak te krizes globale pritet qe rritja ekonomike e vendit per pasoje edhe te ardhurat per fryme te shenojne nje ngadalesim te ritmeve te rritjes. Te ardhurat mesatare ne USD per fryme te Prodhimit te Brendshem Bruto ne 14 vitet e fundit ne vend, kane shenuar rritje. Me perjashtim te vitit 1997, kur keto te ardhura shenuan nje renie te ndjeshme, si pasoje e humbjes se rreth 1.2 miliarde dollareve ne skemat piramidale, gjate viteve te tjera, rritja e te ardhurave ka ardhur gradualisht ne rritje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›