Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë, 30-vjeçari

Ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi Leonard Hoxha,30 vjeç. Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar 30-vjeçarin me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit".
Ai është deklaruar fajtor pasi në vitin 2008 ka ndihmuar disa shtetas shqiptarë të kalojnë kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.
Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.