E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakti detar, Spahiu: Greqia të respektojë Kushtetutën tonë

Pas deklaratës së ministrit të jashtëm të Greqisë, Dimitris Droutas i cili ka kërkuar shpjegime për paktin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe ti japë përgjigjet për përfundimin e marrëveshjes dhe për vendimin që ka marrë Gjykata kushtetuese, vjen edhe reagimi nga ana shqiptare.

Ka qenë zv.kryetari i KLD Kreshnik Spahiu i cili në një takim me intelektual dhe studentë të fakultetit ekonomik është shprehur se për këtë çështje Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim dhe Greqia duhet të njoh vendimin e këtij organi të drejtësisë shqiptare.

Në këtë takim të organizuar nag Alenza “Kuq e Zi” për regjistrimin etnik dhe fetar Spahiu ka theksuar për këtë çështje se ligji i gjendjes civili ka bërë grek 20 mijë shqiptare të cilët kanë ndryshuar kombësinë për të marrë një pension.

Për debatin e rgjistrimit të popullsisë me baza etnike dhe fetare, në këtë aktivitet kanë qenë të ftuar edhe historianë të njohur si dhe pedagogë të fakultetit të Ekonomisë që kanë diskutuar për këtë regjistrim duke qenë kundër tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›