Tërmeti, banorët në qiell të hapur pas 1 muaji
DIBËR-Pasojat e tërmetit të rënë një muaj më parë, me epiqëndër komunën Gjoricë në rrethin e Dibrës duket se po i vuajnë ende banorët. Ata kanë mbetur pa një strehë ku të mund të ngrysin ditët, për më tepër ku dhe temperaturat sa vijnë edhe ulen. 70 përqind e banorëve në Gjoricë jetojnë në qiell të hapur që prej 6 shtatorit, ku tërmeti deri në 7 ballë tronditi deri në themele banesat e tyre, shumë prej të cilave të pabanueshme. Shumë banesa të tjera në rrethin e Matit kanë pasur të njëjtin fat. Lëkundjet e forta i lanë vendin sëmundjeve gripale, duke prekur vecanërisht edhe fëmijët. Kamera e Neës 24, ishte në familjen e Ahmet Gjokës, në komunën Komsi, familje e cila përbëhet nga 8 anëtarë, shtëpia e të cilëve është e pabanueshme. Ata kërkojnë ndihmë pasi qëndrimi në qiell të hapur, në të ftohtë shton shqetësimin për ta. Dimri po afron dhe gjticka kthehet në ankth.
(m.a/News24/BalkanWeb)