Ekstradohet nga Greqia ish-polici trafikant
Një ish-efektiv i policisë së Sarandës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, është ekstraduar dje nga Athina.
Ylli Kapo, 32 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 8 vjet burg, por kishte mundur të arratisej në Greqi pak para dhënies së vendimit.
Ai është arrestuar nga policia greke në bashkëpunim me Interpol Tiranën në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa dje pasdite është bërë edhe ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Ylli Kapo u arrestua në vitin 2006 në Delvinë, teksa përpiqej të trafikonte drejt Greqisë 684 kg kanabis, në bashkëpunim me tre persona të tjerë. / G. N.