E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën shtëpinë e ministrit Ksera, shpartallohet banda

TIRANË- Shpartallohet banda e grabitësve që vidhnin banesa në kryeqytet. Operacioni i koduar ‘Dera e Blinduar , realizuar nga forcat e komisariatit numër 3, ka cuar në arrestimin e 24-vjecarit Arbër Shyqyrukaj, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 anëtarë të tjerë të kësaj bande.

Politikanë, biznesmenë dhe shtetas të huaj janë bërë pre e grabitësve që hapnin dyert e blinduar të banesave, duke u kthyer në një cështje problematike në Tiranë. Më datë 31 janar raportohet se ky grup ka arritur të futet në banesën e Ministrit të Punës dhe Cështjeve Sociale, Spiro Ksera duke marrë sende me vlerë, mes të cilave një I pad dhe një orë të shtrenjtë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›