E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet në aksin Fushë Krujë-Milot, 1 vdes 2 plagosen

FUSHË KRUJË- Dy aksidentet kanë ndodhur njëherësh në autostradën Fushë Krujë-Milot, duke shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur.

Një prej aksidenteve ka ndodhur në kryqëzimin e Patokut, ku një mjet tip Benz ka përplasur për vdekje një 60-vjecar që udhëtonte me bicikletë.

Sipas policisë, e cila ndaloi dhe drejtuesin e mjetit, viktima është Agim Haka. Ndërkaq një tjetër aksident ka ndodhur në të njëjtën kohë te kryqezimi i Shën Kollit, kur një mjet është përplasur me një furgon pasagjerësh. Për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›