Rifillojnë reshjet në veri të vendit, anomali në qarkullim

Rikthehen sërish reshjet në vend. Mbrëmja e sotme ka startuar rifillimin e reshjeve të dëborës në zonën veriore të vendit, ku situata atje vazhdon të jetë e përkeqësuar ndërkohë. Reshjet e dëborës kanë nisur në Bulqizë dhe denduria e tyre ka sjellë anomali dhe probleme në qarkullim në disa komuna. Kështu reshje dëbore kanë nisur në komunën Trebisht, Ostren dhe në zonën e Martaneshit, ndërkohë që këto tre zona vijojnë të jenë të bllokuara si pasojë e reshjeve të mëparshme të dëborës. Të dhënat e fundit nga sistemi Metoalb flasin për përkeqësim të situates, pasi parashikohen reshje dhe temperature të ulëta në ditët në vazhdim.