E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Holanda "trafikanti" i heroinës

Në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë tentuar të trafikojnë 10 kg heroinë drejt shtetit Grek, më datë 29 gusht 2007. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim. 

TIRANE- Zyra e Interpol Tiranës ekstradoi dje nga Holanda në drejtim të Shqipërisë të shtetasit Jorgo (Edison) Zguri. Policia informon se ekstradimi i tij është bërë pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë tentuar të trafikojnë 10 kg heroinë drejt shtetit Grek, më datë 29 gusht 2007.

Pasi është arrestuar në flagrancë shoferi dhe disa bashkëpunëtorë të tjere, Jorgo Zguri ishte larguar jashtë territorit shqiptar për t’i shpëtuar prangosjes.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendim penal nr.230 më datë 30 tetor 2007, ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”ndaj Jorgo Zgurit për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›