PS dhe G99 një platformë për votën e emigrantëve
Platforma ka si qellim futjen ne procesin e vendimarrjes kategorine e emigranteve shqiptare. Rama premtoi se, me ardhjen në pushtet të PS-së, do hapen sportele në gjithe Botën që emigratët të aplikojnë për pasaporta biometrike
TIRANË- Partia Socialiste dhe grupimi G99, prezantuan sot një platformë për votën e emigrantëve.
I pranishëm në këtë prezantim, Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se, “ është e domosdoshme që ti japim më shumë dinjitet shoqërisë shqiptare dhe për të vendosur në vend një të drejtë të mohuar prej 15 vjetësh, që është e drejta për votim e atyre që janë kontributorët më të mëdhenj të ekonomisë, emigrantët shqiptarë.”
Kryesocialisti Rama, u ndal edhe te investimet e sipërmarrësve të huaj në Shqipëri ku nënvizoi faktin se, “investimet e huaja në Shqipëri janë kontribute direkte të emigrantëve dhe emigranteve përmes famijeve të tyre”.
"Vetëm kjo mjafton për të kuptuar sesa e padrejtë është lënia jashtë proçesit të vendimarrjes dhe mohimit të të drejtës për të votuar të këtyre njerëzve, gjatë të këtyre 18 viteve, tha Rama, ndërsa premtoi se, "me ardhjen në pushtet të PS-së, do të hapim sportele në të gjitha vendet e Botës që emigratët të aplikojnë për pasaporta biometrike, dhe do të bëjmë marrëveshje për të njohur sigurimet shoqërore të tyre.”
Ndërsa Kreu i grupimit G99, Erion Veliaj, tha se, “ ne jemi të ndarë nga mënyra sesi përfshihemi në politikë, pasi kemi një taksë vote për shqiptarët që jetojnë këtu, dhe një mohim të së drejtës së votës për shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit.”
(d.b/BalkanWeb)