Parlamenti çek miraton Traktatin e Lisbonës
Dhoma e Ulët e Parlamentit çek ka
aprovuar dje Traktatin e Lisbonës,
duke hequr kështu një
nga pengesat e vetme që kishte
në rrugën për hyrjen në fuqi.
Gjithsesi, ratifikimi i plotë nuk do
të bëhet pa firmën e Presidentit
vendas, i cili është shumë euroskeptik
dhe ka deklaruar se nuk
do të nxitohet ta ndërmarrë një
hap të tillë. Ndërkohë në qendër
të vëmendjes është tani Republika
e Irlandës, ku pritet organizimi i
një referendumi të dytë pas atij të parit që i
hapi shumë punë traktatit. Pikërisht Irlanda
është edhe pengesa më e madhe për aprovimin
e traktatit. Ajo nuk mund të hyjë në fuqi e pa
ratifikuar nga 27 vendet anëtare
të BE-së. Ky traktat konsiderohet
nga kundërshtarët e tij si një
axhendë që synon federalizmin
dhe nëpërkëmbjen e sovraniteteve
kombëtare të vendeve
të Organizatës. Tashmë vetëm
Çekia, Polonia, Gjermania dhe
Irlanda janë vendet që duhet të
ratifikojnë ende marrëveshjen.
Në Gjermani ka ende çështje për
t‘u zgjidhur nga ana ligjore, edhe pse Parlamenti
vetë e ka miratuar atë.
aprovuar dje Traktatin e Lisbonës,
duke hequr kështu një
nga pengesat e vetme që kishte
në rrugën për hyrjen në fuqi.
Gjithsesi, ratifikimi i plotë nuk do
të bëhet pa firmën e Presidentit
vendas, i cili është shumë euroskeptik
dhe ka deklaruar se nuk
do të nxitohet ta ndërmarrë një
hap të tillë. Ndërkohë në qendër
të vëmendjes është tani Republika
e Irlandës, ku pritet organizimi i
një referendumi të dytë pas atij të parit që i
hapi shumë punë traktatit. Pikërisht Irlanda
është edhe pengesa më e madhe për aprovimin
e traktatit. Ajo nuk mund të hyjë në fuqi e pa
ratifikuar nga 27 vendet anëtare
të BE-së. Ky traktat konsiderohet
nga kundërshtarët e tij si një
axhendë që synon federalizmin
dhe nëpërkëmbjen e sovraniteteve
kombëtare të vendeve
të Organizatës. Tashmë vetëm
Çekia, Polonia, Gjermania dhe
Irlanda janë vendet që duhet të
ratifikojnë ende marrëveshjen.
Në Gjermani ka ende çështje për
t‘u zgjidhur nga ana ligjore, edhe pse Parlamenti
vetë e ka miratuar atë.