E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon veteranët e UCK-së

Përfaqësuesit e veteranëve të UCK-së falënderuan Kryeministrin Berisha për pritjen dhe i shprehën mirënjohjen e thellë për kontributin e tij, por edhe për kontributin e mbarë shqiptarëve në Pavarësinë e Kosovës 

TIRANE-Kryeministri Berisha priti sot një delegacion nga Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i saj, zoti Muharrem Xhemajli, të cilët ndodheshin në Shqipëri për të nderuar heronjtë dhe dëshmorët në ditën e 5 Majit.

Kryeministri Berisha shprehu nderimin e thellë për trimërinë, vetmohimin dhe heroizmin e luftëtarëve të UCK-së, duke nënvizuar se shqiptarët u detyrohen përjetësisht atyre, të cilët u treguan të pamposhtur, duke mbrojtur dinjitetin e kombit.

Përfaqësuesit e veteranëve të UCK-së falënderuan Kryeministrin Berisha për pritjen dhe i shprehën mirënjohjen e thellë për kontributin e tij, por edhe për kontributin e mbarë shqiptarëve në Pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu veteranët e UCK-së uruan Kryeminstrin Berisha për antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për hapat drejt integrimit në BE si dhe vlerësuan lart rolin që do të ketë rruga Durrës-Morinë, në lidhjet dhe shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›