E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Holanda tutori Besnik Vukaj

Tete vjet i shpallur ne kerkim nderkombetar nga policia per shfrytezim prostitucioni derisa ekstradimi i tij ka ardhur dy dite me pare ne Aeroportin e Rinasit nga Holanda. Gjon Vukaj ndryshe i njohur si Besnik Vukaj 42 vjec nga Shkodra eshte ekstraduar rreth ores 1500 te se martes fale bashkepunimit te Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana me ate holandeze. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena zyrtare te Policise se Shtetit sipas te cilave Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 185 me date 2 prill te vitit 2003 e ka denuar shtetasin e mesiperm me 13 vjet burgim per kryerjen e vepres penale te Shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese. Sipas policise Besnik Vukaj ne vitin 2000 pasi i ka propozuar per martese shtetases L. D. eshte nisur bashke me te drejt Italise ne menyre klandestine dhe sapo kane mberritur e ka detyruar kete shtetase te ushtronte prostitucion. Ne vitin 2001 e demtuara L. D. eshte kapur nga forcat e policise italiane dhe eshte riatdhesuar ne Shqiperi. Sapo ka mesuar kete fakt Vukaj ne bashkepunim me Agron Kurtin e ka detyruar shtetasen L. D. te ushtronte perseri prostitucion kete here ne Shqiperi ne motele te ndryshme te Tiranes. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Hagen me 29 korrik te vitit te kaluar u be i mundur arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i te kerkuarit Gjon Vukaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›