E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ne spital drejtuesi i plagosur i mjetit

Autori i nje aksidenti te ndodhur dy dite me pare me pasoje vdekjen e nje personi dhe plagosjen e dy te tjereve u arrestua dje ne spital nga forcat e policise. Sipas te dhenave te policise se Durresit nje dite me pare mesohet se sherbimet e parandalimit dhe te hetimit te krimit te komisariatit te policise Kavaje kryen arrestimin ne flagrance te shtetasit Lulezim Murat Sabliqi 57 vjec lindur dhe banues ne Borake Durres i cili ndodhet i shtruar ne ambientet e reanimacionit Durres. Sipas policise ky shtetas dyshohet se dje rreth ores 1700 duke drejtuar automjetin tip Mercedes-Benz me targa DR 9043 E me drejtim levizjeje Kavaje - Durres dhe manover te kthimit per ne rrugen dytesore per ne plazhin e Golemit i ka nderprere rrugen automjetit me targa BR 7110 A drejtuar nga shtetasi Gramoz Xhafer Protopapa 48 vjec ku per pasoje ka gjetur vdekjen e menjehershme Vladimir Protopapa 51 vjec si dhe jane aksidentuar shtetasit Gramoz Xhafer Protopapa i vitit 1962 Enea Gramoz Protopapa 15 vjec te cilet ndodhen jashte rrezikut per jeten ne Spitalin Ushtarak Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›