Vetedorezohet ne polici autori i plagosjes se dyfishte
Arrestohet pas vetedorezimit ne polici autori i plagosjes se dy fqinjeve te tij ne Fushe-Kruje per prishjen e fejeses shtate vjet me pare. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena te policise se lokale te cilat kane njoftuar arrestimin e Aurest Cakonit 27 vjec nga Thumana me akuzen e plagosjes se dy bashkefshatareve te tij te henen e kesaj jave. Drejtoria e policise se qarkut beri te ditur se Aurest Cakoni eshte vetedorezuar ne komisariatin e policise se bashku me armen e krimit nje automatik model 56 me 16 fisheke. Mengjesin e se henes 27-vjecari Cakoni plagosi me arme zjarri dy fqinjet e tij babe e bir Dervish dhe Shkelzen Mana perkatesisht 62 dhe 33 vjec te cilet vazhdojne te jene ne Spitalin Ushtarak te Tiranes jashte rrezikut per jeten. Policia tha se ka nisur hetimet ne gjendje te lire edhe per babain e te arrestuarit shtetasin Gani Cakoni i dyshuar si bashkepunetor ne plagosjen e dyfishte.