E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me pistolete elektrizuese dhe 4 kg hashash grupi i vjedhjes se shtepive

Dy persona jane vene ne prangat e policise se kryeqytetit ne bashkepunim me policine e Kavajes ndersa dy bashkepunetore te tjere jane shpallur ne kerkim. Gjithcka eshte realizuar dy dite me pare ne kuader te operacionit policor te koduar Kasollja i realizuar nga specialiste te Seksionit kunder Narkotikeve Komisariatin e Policise nr. 5 Tirane dhe Komisariatin e Policise Kavaje te cilat kane sekuestruar nje sasie prej 4 kg lende narkotike e dyshuar kanabis sativa si dhe dokumentimi i nje sere vjedhjesh te ndodhura ne Tirane e Kavaje. Lajmi eshte bere i ditur nga te dhena zyrtare te policise se Tiranes nje dite me pare sipas se ciles operacioni eshte realizuar njeherazi policor ne Kamez Paskuqan dhe Rrogozhine Kavaje per dokumentimin me tej te grupit kriminal me tendence prodhimin dhe shitjen e lendeve narkotike si dhe vjedhjet e prones. Sipas policise fale shtrirjes ne kohe te nje hetimi paralelisht me Strukturat e policise se kunder Narkotikeve Komisariatin e Policise nr. 5 Tirane dhe Komisariatin e Policise Kavaje u arrit kapja dhe arrestimi i Drilon Cunit 21 vjec banues ne Mollas Skrapar dhe i Gani Seferit 20 vjec banues ne Rrogozhine. Kapja dhe me pas arrestimi i tyre u krye pasi mesditen e se martes ne fshatin Harizaj Kavaje jane kapur ne flagrance duke qarkulluar ne segmentin rrugor Rrogozhine Kavaje me nje mjet motor me targa TR 739 H ku gjate kontrollit te shtetasit Gani Seferi iu gjet nje pistolete elektrike paralizuese dhe dy shishe sprait paralizues. Policia tha se nga verifikimet e kryera rezultoi se keto shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin dyshohen te jene autor te nje sere vjedhjesh te ndodhura paralelisht ne Kavaje Paskuqan dhe Kamez Tirane. Keshtu nga kryerja e veprimeve procedurale e hetimore rezulton te jene autor te vjedhjeve si me 7 shkurt te ketij viti ne Koder te Kuqe dyshohet se ka vjedhur nje sere sendesh elektro-shtepiake ne banesen ne pronesi te nje shtetaseje me 27 shkurt ne Paskuqan dyshohet se ka vjedhur shumen e parave prej 12 000 leke 70 euro dhe disa bizhuteri floriri ne banesen e nje shtetasi ndersa po ne 27 shkurt ne Kamez Tirane dyshohet se ka vjedhur shumen e parave prej 250 000 leke ne banesen ne pronesi te nje shtetasi. Gjate ecurise se ketij hetimi ka filluar procedimi penal bashkepunetor ne keto vjedhje edhe per dy shtetas te shpallur ne kerkim Rexhe Meshi 32 vjec lindur ne Kosturr Has dhe banues ne Laknas Tirane i denuar me pare ne Angli si dhe vellai i tij Egzon Meshi 18 vjec lindur ne Kosturr Has dhe banues ne Laknas Tirane. Nga kontrolli i baneses se ushtruar dje ne Laknas u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 4 kg lende e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa nje sasi qesesh farmacie si dhe nje sere sendesh te vjedhura te cilat kane sherbyer per te realizuar ne bashkepunim me njeri-tjetrin vjedhjet dhe riprodhimin dhe shitjen e lendeve narkotike. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te 4 shtetasve te lartpermendur do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Vjedhjes ne bashkepunim dhe Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›