E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia 29-vjeçari i kërkuar për trafik femrash

Një 29-vjeçar nga Tirana është ekstraduar sot nga Italia drejt vendit tonë. Burime nga policia bëjnë të ditur se 29-vjeçari Renald Lefter Elmazi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për kryerjen e veprës penale "Trafikim i femrave".
 

Shtetasi Renald Elmazi akuzohet se në vitin 2009 ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen M.G., në Torino, duke e detyruar atë të punonte si prostitutë për llogari të tij.

Arrestimi i tij u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma.

Ndërkohë pas mbërritjes në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas 29-vjeçari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›