Shkodër, një person qëllohet me armë zjarri

Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lugocezmë, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me automatik mbi shtetasin Artan Kalaj.
Policia bën me dije se Kalaj ka marrë plagë në dorë dhe këmbë, ndërkohë që burime nga bluzat e bardha konfirmojnë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se autorët e krimit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.