Elbasan, ekzekutohet me armë zjarri një person

Vetëm pas një atentati për vrasje në qytetin e Shkodrës një person është ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pranë Shtëpisë së Kulturës në Elbasan, ku shtetasi Ilir Rexhepi është qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.
Burime nga policia bëjnë me dije se Rexhepi në momentin që është qëlluar ka qenë në makinën e tij.
Ndërkohë uniformat blu, të pranishëm në vendngjarje po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.