Percillet per ne banesen e fundit kritiku i shquar i artit Adriatik Kallulli
Në Akademinë e Arteve është zhvilluar ceremoniali i homazheve në nderim të kritikut të njohur të artit dhe letrave shqipe, Adriatik Kallulli, i cili u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare, pasi vunte prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Homazhe në nderim të kritikut kanë kryer artistë, kolegë dhe pedagogë të Akademisë së Arteve të Bukura, ku për shumë vite Kallulli ishte përqendruar si lektor për lëndët e aktrimit.
Vlerësime për kritikun fjalë-zjarrtë, energjik dhe të sinqertë kanë shprehur kolegët dhe ata që kanë bashkëpunuar me të.
Adriatik Kalluli lindi më 28 gusht 1938 ne Lukovë. Kjo krahinë e ka nderuar edhe me tituillin"Qytetar Nderi". Profesor Adriatik Kallulli erdhi në publik si personalitet në vitet ‘60. Atëherë kur erdhi dhe gjeniu i letërsisë shqiptare me tagrin dhe targetin botëror, Kadare. Atëherë kur fillon si histori dhe si art, letërsia moderne bashkëkohore shqiptare. Pothuaj të gjithë poetët, shkrimtarët e Shqipërisë etnike e njohin dhe respektojnë dinjitetin kritik të Kallullit. Dora e artë e profesor, Adriatik Kallullit bashkoi të gjitha esetë, studimet, shënimet dhe në vitin 1987 nxori në dritë veprën kritike letrare "Nga realiteti te krijimtaria". Pas 15 vitesh dhe pikërisht në vitin 2002, profesor Kallulli botoi librin tjetër me kritika "Pema e jetës". Shumë është folur e shkruar për prurjet shumëfishe të këtyre veprave, që bëjnë muret e shtëpisë kritike shqiptare. Aty është historia dhe arti letrar i viteve ’60.