Vazhdon te jete ne rritje fluksi i emigranteve
Vazhdon të rritet fluksi i emigranteve që vijnë në Shqipëri për të festuar festat e fundivitit. Vetëm 24 orët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 4287 shtetas dhe 1293 mjete. Ndërkaq ka patur edhe dalje nga kjo pikë doganore dhe sipas policisë nga Kapshtica kanë dalë 2612 shtetas dhe 847 mjete. Policia Kufitare njofton se ka fluks në hyrje, por nuk ka radhë. E njëjta situatë paraqitet edhe në pikën e kalimit kufitare në Kakavijë. Policia njofton se kanë hyrë 5500 shtetas dhe 1350 mjete ndërsa kanë dalë nga Kakavija 3150 shtetas dhe 790 mjete. Edhe në këtë pikë doganore ka fluks ne hyrje, por nuk ka rradhë. Në portin e Durrësit mbërriten tre tragete dhe kanë hyrë në Shqipëri 2100 shtetas e 900 mjete. Nga kapiteneria njoftohet se do të mbërrijnë dhe 3 tragete ndërkohë që për datat 1 dhe 2 të vitit 2012 do të pezullohet lundrimi i trageteve. Me ritme më të ulta se në pikat e tjera të kalimit, por me hyrje të vazhdueshme po funksionon edhe porti i Vlorës. Policia Kufitare njofton për mbërritjen e 750 persona dhe 190 mjete.